Avantazhet

Interes preferencial

Maturiteti

20 vjet

Qellimi

Per cdo nevoje

Shuma maksimale

Deri ne 15 000 000 Leke

Ju keni mundësinë të realizoni:

• Blerjen e mobiljeve për shtëpinë ekzistuese ose shtëpine e re

• Blerjen e makinës së përdorur

• Trajtim mjekësor

• Rifinancimin e detyrimeve të tjera

• Borxhi ndaj palëve të treta

• Mbulimi i shpenzimeve të studimit

• Nevoja të tjera financiare

 

Përfitoni nga:

• Norma  interesi preferenciale

• Afati i ripagimit - deri në 20 vjet

• Shuma maksimale e kredisë - deri në 15 milion lekë

• Shuma e pakufizuar e huase deri në 75% financim nga vlera e tregut të pronës.

• Nuk kërkohen kosto shtesë të sigurimit të jetës - jo e detyrueshme

• Pagesa në këste të barabarta mujore

• Nuk kërkohen dokumenta per planin e investimit per financim deri në 5 milion lekë.

Shuma maksimale e kredise

Deri në 75% të vlerës së tregut të pronës të vendosur si kolateral

Deri në 6 milion Leke - qëllimi i huasë duhet të specifikohet, por nuk kërkohen dokumente justifikuese

Për shuma mbi 6 milion Lekë –  15 milion Lekë - dokumenta justifikues (preventiv, situacion, fatura etj)

 

Shuma maksimale e kredise15 000 000 Lekë
MonedhaEUR, Lekë
Periudha e ripagimit   

Shuma e huasë deri në 6 milion Lekë - maksimumi 180 muaj

Shuma e huasë nga 5 milion Lekë - 15 milion - maksimum 240 muaj

Komision aplikimi        

Për kredi deri në 3 000 000 Lekë, komisioni 5 000 Leke

Për kredi mbi 3 000 000 Lekë, komisioni 7 000 Leke

 

KolateraliPasuri të paluajtshme në ndërtesë administrative ose ndërtesë banimi, të vendosura në qytetet kryesore ku është i pranishëm FIBANK
Tarifa e vleresimit te pasurise   Paguhet nga klienti
Norma e interesit

ALL

• 2.99% fiks për vitin e parë dhe BThesari 12M + 2.55%, jo më pak se 4.99% për periudhën e mbetur

EUR 

• 1.99% fiks për vitin e parë dhe Euribor 12M + 4% jo më pak se 4.99% për periudhën e mbetur

Shpenzime te mundshme shtese per kredine

Kostot shtesë që paguhen nga kredimarrësi të cilat nuk janë perfshirë në koston totale të kredisë:

• tarifat për noterizimin e kontratave të kredisë dhe hipotekës 

• tarifat shtetërore të bllokimit të kolateraleve në favor të Bankes

• tarifa e vlerësimit të pronës

Mbyllja e parakoheshme e krediseNë rast se huamarrësi dëshiron të ushtrojë të drejtën e tij për të shlyer parakohe një pjesë ose të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së huase, huamarrësi do të paraqesë një kërkesë me shkrim ne Bankë që përmban madhesinë e shumës se ripagimit dhe datën në të cilën Huamarrësi dëshiron të shlyeje një shumë të tillë.
Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte:

Për shumë kredie deri në 6 000 000 ALL:

 

  • 1% (një përqind ) e shumës së paguar para afatit nëse periudha e shlyerjes përputhet me periudhen e interesit  fiks dhe huaja po mbyllet para vitit të fundit të kredisë
  • 0.5% (zero pikë pesë përqind) e shumes se paguar para afatit nese periudha e shlyerjes perputhet me periudhen e interesit  fiks dhe huaja po mbyllet gjatë vitit të fundit të kredisë
  • 0% e shumës së paguar para fatit nëse periudha e shlyerjes përputhet me vitet  kur norma e interesit është e ndryshueshme

Për shumën e kredisë më shumë se 6 milion, tarifat e shlyerjes së parakohshme do të jenë:

  • 2 % nëse ka ngelur më shumë se 1 vit nga maturimi dhe 1 % nëse ka ngelur më pak se 1 vit nga maturimi
Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit:

• zvogëlimin e shumës së këstit të kredisë dhe mbajtja e të njëjtit maturitet të kredisë

• zvogelimin i maturitetit të kredisë dhe mbajtjen e të njëtit këst kredie;

• një kombinim i të dy opsioneve të përshkruara më sipër.

Ju mund të aplikoni për një Kredi në Fibank nëse jeni:

 

• një shtetas shqiptar

• jeni i punësuar ose i vetëpunësuar me një xhiro vjetore jo më shumë se 14 000 000 Lekë

 

Nëse i plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të aplikoni për një kredi hipotekore në FIBANK, është e nevojshme që:

 

1. Të plotësoni formularin e aplikimit në një nga deget e FIBANK dhe të paraqesni dokumentet e kërkuara

2. Do të kryhet një vlerësim dhe  inspektim i pronës së ofruar si kolateral

 

DOKUMENTAT

Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e huamarrësit / bashkë-huamarrësit:

  • Vërtetim i  të ardhurave  gjatë gjashtë muajve të fundit ose vërtetim i kontributeve të sigurimeve shoqërore i gjeneruar në mënyre elektronike nga punësimi/vetëpunësimi.
  • Dokumentacion që vërteton të ardhura të tjera si kontrata qeraje, të ardhura nga biznesi, etj.
  • Kopjet e kontratave të huasë, overdrafteve, si dhe vërtetim mbi dëtyrimin aktual nga banka të tjera.
  • Dokument që justifikon qëllimin e kredisë si psh. preventiv punimesh, deklaratë borxhi, kontrata për kredi nga bankat e tjera, etj.

 

Dokumentacioni për pasurinë e paluajtshme që do të përdoret si kolateral për kredinë:

 

1. Çertifikatë pronësie e pronës, kartel e fresket e lëshuar nga ASHK dhe me datë lëshimi jo me shumë se 3 muaj

2. Origjina e kolateralit: Transaksioni i fundit i cili tregon transferimin e titullit të pronësisë së pronës tek pronarët ekzistues

 

Në rast se shitësi është një individ

  1. Kopjen e Pasaportës së shitësit (e vlefshme) + një kopje e çertifikatës familjare. Nëse shitësi është martuar ateherë edhe një kopje të I.D. të bashkëshortit (pasaporte e vlefshme).

Në rast se shitësi është një person juridik:

  • Ekstrakt i lëshuar nga Regjistri Tregtar jo më vonë se 10 ditë kalendarike para datës së aplikimit; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Statusi i kompanisë; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Vendimi i organit kompetent të Kompanisë për hipotekimin e pasurisë dhe përfaqësuesin e nevojshëm (nëse është e nevojshme) personit i cili sipas Rregulloreve ka të drejtë për nënshkrim.